Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e tij në Kosovë e lufton fashizmin e sotëm dhe se këtë e bën jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë.

“25 Prilli është Dita e Çlirimit të Italisë, fitorja mbi fashizmin më 1945; ndërsa Portugalia festoi 50 vjet që kur Revolucioni i Karafilit rrëzoi diktaturën më jetëgjatë në Europë. Në të njëjtën frymë, Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës vazhdon të luftojë fashizmin e sotëm – brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar sot Kurti në X.

The 25th of April is 🇮🇹's Liberation Day, the victory over fascism in '45; & 🇵🇹 celebrated 50 years since the Carnation Revolution toppled the longest-lasting dictatorship in Europe. In that same spirit, 🇽🇰's @LVetevendosje continues to fight today's fascism—at home & abroad.

— Albin Kurti (@albinkurti) April 26, 2024