Kurti në videokonferencë me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit, mori pjesë në videokonferencën e sotme  “Ëestern Balkan Conference” të organizuar nga Kancelari Austriak z. Sebastian Kurz, e ku ishin prezentë Komisioneri Evropian z. Varhelyi, Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, z. Schallenberg, Ministrja për BE-në, znj. Edtstadler, dhe të gjithë Kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Kurti aty tha se Bashkimi Evropian duhet të jetë më i përkushtuar për Kosovën, dhe se Kosova ka një popullsi të re, energjike që mund të punojë shumë, 

“Popullsia e Kosovës është e re dhe energjike prandaj nuk dyshoj se ne mundemi të punojmë shumë. Por, është e domosdoshme që edhe Bashkimi Evropian të punojë dhe të jetë i përkushtuar për neve”, tha ai.

Kurti në këtë video-konferencë ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

“Në këtë krizë pandemie ku qytetet e shtetet gjithandej globit po i mbyllin kufijtë e po i izolojnë njerëzit e tyre, ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është liria e lëvizjes. Por kur pandemia të përfundojë, qytetarët gjithandej Evropës do të jenë të gatshëm të lëvizin lirshëm sërish nëpër Evropë, përderisa ne në Kosovë do të mbetemi të izoluar”, tha Kurti.