Visar Kuqi

Kuqi prezanton Studimin e Fizibilitetit për Digën e Liqenit të Dragaçinës në Suharekë, vlera investive është rreth 40 milionë euro

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Suharekës, Visar Kuqi, ka prezantuar para qytetarëve Studimin e Fizibilitetit për Digën e Liqenit të Dragaçinës.

Kuqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kompania implementuese gjatë dëgjimit publik me qytetarët ka bërë prezantimin e të gjeturave për këtë projekt vital për qytetarët e Suharekës.

Ai ka treguar se ky projekt është bashkëpunim me ministrinë e Infrastrukturës.

“Diga e Liqenit të Dragaçinës në Therandë, në vlerë investive prej rreth 40 milionë euro, e volum total të rezervuarit për nivelin normal te operimit prej 13.1 milionë m3, tashmë drejt realizimit. Komuna Suharekë. Ministria Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, ka përfunduar Kuqi.