Kupa Amerikane e Futbollit për…xhuxhat!

Futbolli si mjet për t’u dhënë fund paragjykimeve. Argjentina po organizon që prej së enjtes Kupën e parë Amerikane në historinë e saj për xhuxhat për të nxitur integrimin dhe për t’i dhënë fund diskriminimeve që prekin personat me gjatësi nën mesataren.

Ekipet e Kilit, Kolumbisë, Argjentinës, Brazilit, SHBA-së, Kanadasë, Paraguajit, Perusë, Bolivisë dhe Marokut (i ftuar jashtë kontinentit) marrin pjesë në këtë kompeticion sportiv që do të zgjasë deri më 28 tetor, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

‘’Ne bëjmë pjesë në kategoritë më të diskriminuara në botë. Ne ia kemi dalë me sukses të ndryshojmë këtë fakt duke treguar se çfarë jemi të aftë të bëjmë madje të luajmë edhe futboll, të punojmë dhe studiojmë’’, deklaroi Facundo Rojas, kapiteni i skuadrës argjentinase.

”Pas kaq vitesh as nuk mund të ëndërronim sikurse për një moment, që do të zhvillonin një ditë një ndjeshje zyrtare futbolli, kjo është shumë e rëndësishme për ne’’, thekson Oromar Miranda, lojtari i ekipit brazilian.