Kosova përdoruese e madhe e qymyrit, por fqinjët e ndotin më shumë ajrin
Termocentralet me qymyr në Ballkanin Perëndimor e ndotin më së shumti ajrin në Europë.
Sipas disa statistikave të publikuara nga Radio Evropa e Lirë, termocentralet në këtë pjesë të kontinentit gjatë vitit të kaluar kanë emetuar pesë herë më shumë dioksid squfuri dhe 1.8 herë më shumë pluhur sesa nivelet e lejuara.
Megjithatë, sipas statistikave të Bankwatch Network, Kosova është shteti që e ndotë më së paku ajrin në Ballkanin Perëndimor.
Termocentralet në Kosovë vitin e kaluar emetuan 1.3 herë më shumë dioksid squfuri dhe 4.4 herë më pak grimca pluhuri sesa nivelet lejuara. Këto përbëjnë statistika shumë të mira krahasuar me vendet përreth.
Bosnja e Hercegovina del të jetë shteti që e ndotë më së shumti ajtin në Ballkanin Perëndimor. Pastaj vjen Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2022/06/08090000-0a00-0242-cdec-08da582376cc_w1597_n_r0_st-932x1080.webp)