Juve shfrytëzon gabimin e Interit, shmanget në krye të tabelës

Juventusi ka mposhtur 2 me 1 Parman për t’u shmangur në krye të tabelës në Serie A.

Cristiano Ronaldo realizoi dy golat për fitoren e radhës së “Zonjës së Vjetër”. Te Parma shënoi Cornelius.

Me këtë fitore, Juventusi shfrytëzon gabimin e sotëm të Interit, që barazoi me Leccen, për të ikur në krye të tabelës. Ekipi i Maurizio Sarrit ka 51 pikë, katër më shumë se Interi që e ndjek.