Ja përse duhet të hani kos çdo ditë

Kosi radhitet si një nga ushqimet e pazëvendësueshme në frigoriferin e familjeve shqiptare.

Produkti përveç se ofron rritje për fëmijës, ai është i pasur edhe me proteina, kalcium, vitaminë B6, B12 dhe me probiotikë.

Nëse kjo larmi përfitimesh nuk ju bind mjaftueshëm, atëherë lexoni arsyet përse duhet të konsumoni kosin në baza ditore.

I bën mirë stomakut

Vetitë tek kosi janë efikase kundër konstipacionit, diarresë, inflamacionit të zorrëve dhe kancerit të zorrës së trashë.

Tensioni i gjakut

Studimet kanë gjetur se produktet e bulmetit kanë aftësinë të rregullojnë tensionin e gjakut. Me sasinë e duhur të produkteve me pak yndyrë, rreziku i tensionit të lartë të gjakut bie me 50 përqind.

Vitaminat

Kosi përmban fosfor, kalium, jod, zink, vitamin B5 dhe B12. Kjo e fundit është një vitaminë e rëndësishme për rruazat e kuqe të gjakut dhe sistemin nervor.