Miodrag Vlahovic

Ish- kryediplomati i reagon Presidentit malazez që nuk tregoi për takimin me Vjosa Osmanin

Ish-Kryediplomati malazez Miodrag Vlahovic i ka reaguar Presidentit të vendit të tij Jakov Milatovic që nuk e ka publikuar takimin me Presidenten Vjosa Osmani.

Vlahovic ka thënë se ky ishte një takim i vërtetë e jo ato kur këmbë fotografohesh me ndonjë liderë.

“Kjo ishte, pra, një bisedë e vërtetë, jo ato kur fotografohesh në këmbë me ndonjë burrë shteti dhe më pas e shpallni “bisedë”. Nuk e pashë tweetin tuaj?”, ka shkruar Vlahovic.

Ai më pas i është drejtuar Vjosa Osmanit të cilën e ka falënderuar për miqësinë dhe ia ka uruar Bajramin.