Heroinat e gërmisë, kështu i mblodhën mbeturinat këto qytetare

Gjatë ditës së diele, dy qytetare të Kosovës e kanë marrë një mision të veçantë, atë të pastrimit të mbeturinave në Parkun Nacional të Gërmisë. Punën që nuk po e bëjnë autoritetet, po e bëjnë qytetarët.

Pastërtia e Parkut Nacional të Gërmisë është detyrë e Komunës së Prishtinës. Në mungesë të saj, dy qytetare, Valbona Mustafa dhe Albulena Maliqi, e kanë filluar vetë një aksion vullnetar për pastrimin e mjedisit.

“Një falënderim masiv për Albulena Maliqin e cila është shumë e durueshme me mua dhe me dokumentimin e të gjithë dëmit që ia bëjmë natyrës” ka shkruar Valbona Mustafa në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.

Në fotografitë e publikuara, shihet se dy qytetaret kanë arritur që të mbledhin një grumbull të madh mbeturinash, të cilat e dëmtonin natyrën e Parkut Nacional.

loading…