Gazetari i njohur shpërthen ndaj gruas së Elvis Naçit: Çdo javë harxhon 3,200 euro për operacione plastike

Gazetari shqiptar, Bledi Mane së fundmi ka shpërthyer ndaj Elvis Naçit dhe bashkëshortes së tij, Fatma Naçi.

Bledi ka disa javë që nuk pushon së shkruari për hoxhën Elvis Naçi.

Si fillim e nisi me një krahasim mes tij dhe bashkëshortes së tij, me çiftin e Dua Lipa dhe Anwar Hadid.

Por, tani ai ka bërë shkrimin e radhës për bashkëshorten e tij, Fatma Naçi, për të cilën ka shkruar se ka bërë operacione plastike në vlerë 3,200 euro.

Postimi i plotë:

Gruaja e Elvis Naçit/ 3200 EURO ÇDO JAVË PËR NDËRHYRJE PLASTIKE NË FYTYRË DHE NË TRUP
***
Me të drejtë ju jeni të merakosur ku shkojnë paratë tuaja që ia jepni bamirësit për të ndihmuar një familje të varfër?
Thjesht, qartë, saktë, bukur po ua shpegoj:
Kur ju i dhuroni 15 euro fondacionit misterioz të Elvis Naçit, 5 euro shkojnë në blerjen e një spitali privat, 3 euro për hapjen e një dyqani syzash dielli, 2 euro për pagesat e sharësve dhe kërcënuesve në internet, 1 euro për blerje orizi për familjen e varfër, 4 euro i përlan gruaja e bamirësit imam…
Çdo javë Fatma Naçi trajton veten me Botoksin e Plotë për rrudhat e fytyrës me një çmim simbolik 200 euro. Vazhdon me maskën Mikrodermoabrazion me Prerje Diamanti 70 euro për 20 minuta. Nuk harron as për depilimin me lazer në gjithë trupin me një çmim modest prej 1800 eurosh, tretjen e dhjamrave të tepërt në bark, trajtim periodik celulitesh.
Na falni një minutë ndoshta edhe unë si gazetar gabohem por më mirë të pyesim çfarë pune ka bërë dhe bën Fatma, gruaja e bamirësit Elvis Naçi?
Nëse punon diku sa e ka rrogën Fatma dhe a i mjatojnë paratë e rrogës të stukojë, rimodelojë e të plastifikojë fytyrën dhe trupin?
Shënim i rëndësishëm/.Elvis, sot pres sharje dhe mallkime vetëm nga femrat, meshkujt të bëjnë pushim!