Eva Murati
Eva Murati shkëlqeu nga tribunat e stadiumit në përkrahje të Shqipërisë
Gazetarja e njohur sportive, Eva Murati, që ka zgjuar edhe vëmendjen e medieve të huaja, ka qenë e pranishme në tribunat e stadiumit për të bërë tifo për Shqipërinë në Kampionatin Evropian.
E veshur me fanellën e kombëtares së Shqipërisë, gazetarja mori vëmendjen si çdo herë me paraqitjen e saj në stadiumin Signal Iduna Park në Dortmunt.
Ajo po bënte tifo për Shqipërinë e cila u ballafaqua me Italinë në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Snapinsta.app_448564551_18444593575021260_5901566347788371018_n_1080.jpg)
Përveç fanellës kuq e zi, ajo gjithashtu mbante një shallë që simbolizonte emrin Shqipëri, me shqiponjën dy krenare.
Fama e gazetares shqiptare shtrihet përtej kufijve, kjo pasi ajo ka arritur të marrë vëmendjen edhe të medieve britanike sikurse The Sun, medium që herë pas here shkruan për sukseset e saj.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Snapinsta.app_428071492_18418145008021260_8359807365548427283_n_1024.jpg)
Edhe në paraqitjen e saj të fundit, ajo nuk kishte se si të mos e merrte vëmendjen e të gjithëve.
Ndryshe, Shqipëria ndonëse me një paraqitje të mirë, pësoi humbje ndaj Italisë me rezultat 2:1.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Snapinsta.app_427942019_18418145065021260_8604518410606407782_n_1024.jpg)
Kuqezinjtë ishin të parët që kaluan në avantazh teksa arritën të shënojnë me anë të Nedim Bajramit për rezultatin 1-0 pas 23 sekondave lojë; ky vlerësohet të jetë madje goli më i shpejtë në historinë e Evropianit.