Elita Rudi shkëlqen, atraktive dhe me stil çdo herë
Që kur u bë nënë ajo është tërhequr nga ekrani, por ka vazhduar të jetë afër adhuruesve përmes rrjeteve sociale.
Bëhet fjalë për moderatoren e njohur shqiptare, Elita Rudi e cila është mjaft e komentuar për secilën paraqitje që bën.
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2020/01/dhbnjjjg.png)
Prezantuesja e cila ka më shumë se gjysmë milioni ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, sjell imazhe dhe video të shumta, teksa së fundi ka filluar të realizojë edhe “vlog”.
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2020/01/jfhjnfhjg.png)
Në një postim që ka bërë këtë herë, Elita pozoi në ashensor para pasqyrës, derisa shihet e veshur me stil dhe tejet atraktive.
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2020/01/jghjnghjmnh.png)
Ndërkohë, Elita nuk ka treguar ende nëse planifikon të rikthehet me ndonjë emision televiziv.