FOTO

Dua Lipa tregon trupin në Ibiza teksa pozon me bikini dhe kukullën e personalizuar “Barbie”

Dua Lipa dukej e pabesueshme teksa shfaqi figurën e saj përrallore të trupit me bikini në fotografitë e publikuara në Instagram të shtunën.

Interpretuesja e hitit “New Rules” kishte veshur një palë bikini ngjyrë rozë dhe blu, të cilat ishin thurur me grep, shkruan DailyMail.

Duke i kombinuar rrobat e banjës me një kapele në formën e një kove, ylli ishte pa makijazh, duke vënë në pah dukjen e saj natyrale.

Ylli shkroi në mbishkrimin e fotografive: “’Dance The Night’ është renditur e para në Mbretërinë e Bashkuar! Java e ditelindjes po kalon fort! Shumë dashuri për të gjithë ata që dëgjojnë dhe transmetojnë”.

Dua ishte e shtrirë në bar ndërsa puthte kukullën e saj “Barbie” dhe veshi një këmishë të bardhë për një nga fotografitë.

Në një fotografi tjetër ajo shfaqi barkun e saj të tonifikuar teksa mbante lart trofeun.

Përveç këngës ikonë, Dua gjithashtu luan në film rolin e ‘Mermaid Barbie’ në filmin, i cili është bërë tashmë senzacion.

Ka qenë një javë feste për këngëtaren, e cila të mërkurën mbushi 28 vjeç dhe e shënoi këtë rast me një festë në Ibiza.

Dua Lipa aktualisht është në lidhje me ish-të dashurin e Rita orës, regjisorin greko-francez Romain Gavras.