Vizitë

Dua Lipa shkëlqen në imazhet e reja atraktive nga Shqipëria

Jugu i Shqipërisë ka qenë zgjedhja e artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa për pushime verore gjatë kësaj periudhe.

Dhe natyrisht, si një prej ambasadoreve më të zëshme të promovimit të Kosovës dhe Shqipërisë, të shumta kanë qenë postimet që ylli i muzikës ndërkombëtare ka bërë në rrjetet sociale.

Kjo ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme (e enjte), kur 27-vjeçarja publikoi disa imazhe të reja për 88.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në imazhe, autorja e “Levitating” shihet e veshur me një fustan të shkurtër rozë me shkëlqim, të cilin e shoqëroi me një zinxhir ari dhe një çantë shumëngjyrëshe.

“Gjithçka çfarë bëjë është deti”, ka vendosur artistja mbishkrimin sipër fotove.

Kujtojmë që Dua po qëndron në bregdetin shqiptar bashkë me familjen e saj, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ajo zgjedh të kalojë pushimet në Shqipëri.

Ndërsa, theksojmë që projekti i fundit i saj është “Dance The Night” – kolona zanore për filmin e suksesshëm “Barbie”, ku këngëtarja nga Kosova gjithashtu bëri një paraqitje të shkurtër. /Telegrafi/