Dua Lipa

Dua Lipa me shaka thotë se nuk do të bëhet nënë së shpejti: Fëmija i vetëm për të cilin po mendoj është albumi im i ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shfaqur së fundmi në kopertinën e “Vogue France”.

Ajo ka folur për jetën private, karrierën, të kaluarën e po ashtu edhe për projektet e reja.

Në intervistën e publikuar të enjten, ylli i popit, 28 vjeçe, tregoi se amësia nuk është në mendjen e saj në këtë moment.

Këngëtarja e “Dance the Night” foli gjithashtu për marrëdhëniet e saj të ngushta me prindërit e gjyshërit, gjersa theksoi: “Familja është shumë e çmuar”.

Pas kësaj, ajo u pyet nga “Vogue France” nëse po planifikon të ketë një fëmijë së shpejti.