Don Xhoni lanson projektin e ri “Trust Me”

Reperi i njohur, Don Xhoni, lansoi projektin e ri muzikor “Trust Me”.

“Trust Me”, apo në shqip “Më beso” është finalizuar edhe me videoklip, i cili tashmë është publikuar në kanalin YouTube.

Producent i këngës është Çelik Lipa, teksti dhe melodia u realizuan nga reperi, ndërsa videoklipi nga “Alldifferent x offtheprojekt”.

“Atë që e kom këndu vjet “Tjera llafe”, kom me vazhdu me dëshmua deri në përjetësi! Linku në bio. TRUST ME! Tjeter nivel!”, ka shkruar Don Xhoni në njoftimin për fansat në Instagram se kënga tashmë është lansuar.

Ndryshe, reperi nga Drenica ishte mjaft aktiv gjatë këtij viti dhe një nga artistët më të kërkuar për mbrëmje muzikore, sidomos gjatë sezonit të verës.

Kujtojmë që freestyle “Make a Pose” i reperit kosovar ishte sensacion në rrjetin social TikTok në shumë vende të ndryshme të botës.