Deputetja e AAK-së

Deputetja Kadrijaj reagon ashpër: Serbia të dënohet rëndë për provokim ndaj Kosovës

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pasi që në ndeshjen që po zhvillohet ndërmjet Serbisë dhe Anglisë, huliganët serbë kanë shpalosur flamuj shovinist me hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “nuk ka dorëzim”.

“E tmerrshme. Serbia agresore, po e dëshmon çdo ditë që ka mbetur dhe vazhdon të ndjekë rrugën e shovinizmit dhe nacionalizmit të kriminelit Sllobodan Millosheviq! Këtë e dëshmon edhe kjo paraqitje e tifozëve serbë sonte në ndeshjen e futbollit mes Anglisë dhe Serbisë, të cilët të frymëzuar nga politika ekstreme nacionaliste, kanë vendosur flamuj me hartën e Kosovës të mbuluar me simbole shoviniste serbe!”, ka shkruar Kadrijaj.

Ajo i ka bërë thirrje ministrisë për Punë të Jashtme të Kosovës të reagoj urgjent, dhe të kërkoj nga UEFA, si organizatore e këtyre garave, të dënoj Serbinë për aktet të tilla destabilizuese e nacionaliste, dhe të mos lejoj më skena të tilla! /Ballkani.info/

LEXONI EDHE: