Daut Haradinaj vazhdon me prezantimin e kandidatëve për Prishtinë: Lista e garuese e AAK-së do jetë gjithëpërfshirëse dhe profesionale

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatin e radhës për asamblist për Kuvendin e Prishtinës, Xhavit Ahmeti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka Xhavit Ahmeti vjen nga një familje atdhetare dhe është aktivist I palodhur I AAK-së për shumë vite.

“Në garë për Asamblenë Komunale të Prishtinës do të jetë edhe Xhavit (Hamdi) Ahmeti nga fshati Bardhosh, i cili rrjedh nga një familje atdhetare si dhe është aktivist i palodhur i Aleancës për shumë vite me radhë. I diplomuar në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, kandidatura e tij e pasuron edhe më tej listën e AAK-së për Prishtinë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se lista e AAK-së është gjithëpërfshirëse dhe profesionale. “Lista e garuese e AAK-së do jetë gjithëpërfshirëse dhe profesionale, duke përfaqësuar drejtpërsëdrejti nevojat e qytetarëve në Komunën e Prishtinës”, është shprehur Haradinaj.