Daçiq tregon prioritetet e Serbisë për Kosovën

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë sot në Beograd se janë dy prioritete më të rëndësishme për Serbinë në vitin 2019, ruajtjen e interesave në Kosovë dhe hyrje në Bashkimin Evropian.

Daçiq tregon se prioritetet e Serbisë janë Kosova dhe BE

“Nuk do të heqim dorë nga përkushtimi ynë për dialog dhe angazhimi për kompromis në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, afatgjate dhe stabile. Serbia mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq.

Njëkohësisht ai i ka falënderuar vendet të cilat kanë tërhequr njohjen e Kosovës dhe ata të cilët kanë votuar kundër pranimit të Kosovës në Interpol, duke pretenduar se “ky aktivitet i Serbisë nuk e cenon dialogun”.

“Ne jemi për marrëveshje me Prishtinën, mirëpo për çdo veprim të tyre, do të reagojmë ashpër për t’i mbrojtur interesat tona”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe para përfaqësuesve të korit diplomatik.