Busti i Skënderbeut, traditat kombëtare: Ky është fshati ukrainas i banuar me shqiptarë

Maria Bitova ka lindur në fshatin Zhovtneve, që ndodhet në Bolhrad të rajonit të Odessas – një vend unik në Ukrainë, i populluar kryesisht nga njerëz me origjinë shqiptare.

Në vitin 2016, fshati mori emrin Karakut.

Fotografi irlandez, Bradley Stafford, ka udhëtuar për në Karakut për të takuar Marian dhe për të dokumentuar jetën e saj në këtë vend multikulturor, për t’i treguar ato për Zaborona.

Karakut është një fshat shqiptar i vendosur në Besarabinë ukrainase, një rajon i larmishëm për nga etnia në Ukrainën jugore. Vendasit në këtë fshat janë shumë krenarë për rrënjët e tyre shqiptare. Përveç shqiptarëve, zona është mikpritëse edhe për njerëzit me prejardhje bullgare, moldave dhe gagauze – shumica e paraardhësve të të cilëve ishin zhvendosur në rajonin e Besarabisë së Madhe gjatë luftës ruso-turke në fund të shekullit të 18-të.

Maria Bitova kishte studiuar shkenca bibliotekare në Kishinau, kryqytet i Moldavisë, e më pastaj ishte kthyer në Karakut pas diplomimit ku edhe krijoi familje. Ajo tani është një bibliotikare e fshatit dhe ka deklaruar se ky është një rol shumë domethënës për komunitetin.

Së bashku me kolegët dhe mësuesit e shkollave të afërta, organizojnë aktivitete për nxënësit e vegjël të fshatit, me qëllim që t’u mësojnë historinë e tyre dhe të përcjellin traditat e familjeve të tyre. Maria po mëson gjithashtu në mënyrë aktive për historinë e zonës dhe po bën gjithçka që mundet për të dokumentuar jetën dhe historitë e fshatit.

Përballë Shtëpisë së Kulturës në fshatin Karakut të Ukrainës, qëndron një monument i luftëtarit dhe udhëheqësit ushtarak shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Ky njeri konsiderohet si një ikonë e Shqipërisë, një thesar kombëtar i vendit ballkanik, i cili mbrojti tokën e tij për 30-vjet kundër perandorisë pushtuese osmane.

Për të parë fotot e tjera, klikoni KËTU