mbeturina

Bërlloku i Prishtinës fut në “luftë” Komunën dhe “Pastrimin”

Për pastrimin e Prishtinës, komunës nuk iu duk mjaftueshëm Kompania Regjionale “Pastrimi”.

Kjo bëri që komuna ta nënshkruajë një marrëveshje së fundmi me një operator privat, me qëllimin për ta bërë qendrën e kryeqytetit më të pastër nga mbeturinat.

Ndonëse angazhimi i një operatori privat po shihet si cenim i punës së “Pastrimit” nga punëtorët e kësaj kompanie, komunarët thanë për emisionin “Ju Flet Prishtina” se nuk ka vend për panik.

Duket se për këtë pati edhe mosmarrëveshje ndërmjet mirëmbajtësve publikë e privatë, për çfarë informoi edhe vetë kryetari i komunës.

Por, ndryshe nga Përparim Rama, kryetari i Sindikatës së Kompanisë Rajonale “Pastrimi”, Florim Cakiqi, tha që nuk ka pasur konflikt fizik, por vetëm fjalosje dhe se këta “janë ndarë në mënyrë normale, nuk ka pasë diçka më shumë”.

Cakiqi tutje tha se “Pastrimi” nuk do ta largojë nga puna asnjë punëtor, pas angazhimit të operatorit privat. /Klankosova.tv