rrezarta kkrasniqi

Deputejta e LDK: Kurti e Aliu gënjyen publikisht për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, do të mbahen mend si qeveri e mashtrimeve

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar lidhur me gjendjen e rrugës Prishtinë-Mitrovicë. Ajo ka thënë se disa herë në Kuvend e ka ngritur për diskutim çështjen e kësaj rruge, derisa thotë se për të njëjtën kryeministri Albin Kurti dhe ministri Liburn Aliu kanë gënjyer publikisht duke thënë se do të përfundohet brenda 12 muajve, shkruan Express.

Deputetja e LDK thotë se ajo që po ndodh me këtë rrugë është një e padrejtë që po iu bëhet qytetarëve të Mitrovicës.

Krasniqi ka thënë se Qeveria Kurti pas 4 vitesh pushtet do të mbahet mend si qeveri e mashtrimeve pa asnjë punë të mirë.