lady diana

Arsyeja e veçantë pse Lady Diana mbante gjithmonë një kuletë sateni me vete

Për stilin e saj është folur shumë në çdo kohë, aq sa duket sikur çdo element i pamjes së princeshës së ndjerë futet në “sitën” e detajeve.

Nga mënyra se si i mbante aksesorët, prerja e flokëve, pantallonat e shkurtra, dashuria për kostumet e banjës me motive kafshësh, bizhuteri të mëdha dhe me shkëlqim, shumë prej tyre të trashëguara nga familja mbretërore…Me pak fjalë çdo detaj në pamjen e Lady Dianës ishte një motiv më shumë që një paparac të shkrepte foton e radhës për të përfunduar në kopertinat e revistave më prestigjioze britanike dhe ato botërore.

Lady Diana mbetet një prej grave të famshme që la shumë gjurmë në histori edhe pas vdekjes. Krahas kauzave të rëndësishme humanitare, të cilave princesha iu përkushtua gjatë gjithë jetës, shumë vëmendje marrin edhe detajet në look-un e saj, si përdorimi i tepruar i kuletave prej materiali saten.  

Në shumicën e fotove që qarkullojnë në internet, vështirë të gjenden ato pa mini kuletën që kombinohen me fustane të punuara në të njëjtën pëlhurë, ngjyrë etj.

Lady Diana zotëronte mjeshtërisht trukun e adaptimit të këtij detaji, sa herë që dilte nga makina duke e vendosur te pjesa e dekoltesë së fustanit, diçka që fiksohej direkt në fotot e paparacëve. Prandaj, nëse e shihni me vëmendje çdo foto të Dianës, ajo e mban kuletën e satenit me hijeshi në njërën dorë afër gjoksit sa herë që dilte nga makina.

Përmes këtij aksesori, duket se princesha kishte gjetur një mënyrë të zgjuar për t’u mbrojtur nga çdo telash me dekoletenë apo paqartësi për pozicionimin e dorës, e në të njëjtën kohë, zbukuronte veshjen e saj në mënyrë tërësisht elegante.