LAJMI I FUNDIT: Arrestohet edhe një person për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Edhe një person është arrestuar në lidhje me rastin e 11-vjeçares.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në vazhdën e veprimeve intensive hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ndihmë”(në kryerjen e veprës penale të dhunimit), sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022”, thuhet në komunikatë.

 “Po ashtu, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, u bë tutje e ditur në komunikatë.