Ardian Kastrati detyrohet ta heq postimin pas reagimeve të shumta të opinionit publik

Profesori universitar, njëherit deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës, bëri një postim skandaloz, ku fyente rëndë me fjalët e Konicës, si një bullizues, shefen e re të shtetit.

Por duket se reagimet e menjëhershme të opinionit publike, që pothuajse shumica nga më negativet e detyruan Kastratit ta heq postimin nga facebook, shkruan Ballkani.info.

“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit, shkruante Kastrati në atë postim.