A më mirë këtu a atje?| Dua Lipa publikon të tjera imazhe nga pushimet në Shqipëri

Këngëtarja shqiptare me famë globale, Dua Lipa, këto ditë është kthyer në Shqipëri.

Ajo po kalon disa ditë të mira pushimi me familjarët e saj në jug të Shqipërisë – destinacion të cilin e zgjedh tash e tre vite.

E teksa po shijon mrekullitë e rivierës shqiptare, Dua ndau me ndjekësit e saj në rrjetet social Twitter dhe Instagram disa fotografi të reja nga pushimet.

Në këto imazhe, Lipa shfaqej duke pozuar me bikini dhe shijuar disa ushqime tradicionale dhe mbrëmjen me të afërmit e saj.

https://twitter.com/DUALIPA/status/1685241251052847105

Më e veçanta është ajo që artistja e hitit “New Rules” shkroi në mbishkrimin e fotografive, ku zgjodhi të shkruante në gjuhën shqipe: “A më mirë këtu a atje”.

Kjo frazë zakonisht është një zhargon i cili përdoret nga të vendasit për të pyetur shqiptarët e diasporës nëse kalojnë më bukur në trevat shqiptare apo atje ku jetojnë.

Mesa duket, artistja e hiteve ndërkombëtare e ka ndarë mendjen që edhe në shtetin e saj amë është po aq bukur sa në Mbretërinë e Bashkuar, ku është lindur dhe rritur.