Drenas, arrestohet i mituri për sulm seksual ndaj një vajze

Një i mitur është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për sulm seksual ndaj një vajze.

Sipas njoftimit viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.

“SULM SEKSUAL/Gllogoc 12.12.2022 – 18:40. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.