Lipjan

Arrestohet i dyshuari në Lipjan për dhunë ndaj gruas, babait e njerkës së tij

Një person është arrestuar të hënën në Lipjan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes, babit dhe njerkës së tij.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes, babait dhe njerkës së tij, ku njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.