Alejandra Rodriguez

Argjentinasja 60-vjeçare hyn në histori, kurorëzohet Miss Universe Buenos Aires

Një grua 60-vjeçare në Argjentinë ka bërë histori duke rrëmbyer titullin e Miss Universe Buenos Aires.

Alejandra Rodriguez, është një avokate dhe gazetare nga La Plata dhe konkurrentja e parë 60-vjeçare që ka fituar këtë titull, shkruan People.

Në këtë garë ajo mposhti 34 konkurrente të tjera, të cilat varionin nga mosha 18 e deri tek mosha 73-vjeçare.

Foto: Alejandra Rodriguez / Instagram

Tani, Rodriguez do të garojë për titullin Miss Universe të vendit më 25 maj për të vazhduar më pas edhe për titullin botëror të garës së bukurisë të Miss Universe.

“Jam e emocionuar që po përfaqësoj këtë paradigmë të re në konkurset e bukurisë, sepse ne po përurojmë një fazë të re në të cilën gratë nuk janë vetëm bukuria fizike, por edhe një grup tjetër vlerash”, u tha Rodríguez para mediave pas fitores së saj, sipas mediave.

“Unë jam e para e këtij brezi që filloj me këtë”, theksoi tutje ajo.