Kananda ndalon disa plastika që cilësohen të dëmshme

Në Kanada është marrë një vendim që po cilësohet “hap historik”, ndalimi i disa plastikave të dëmshme.

Rregulloret e reja do të ndalojnë shitjen dhe importin e plastikës ‘të dëmshme’, me pak kohë që bizneset të përshtaten, raporton Al Jazeera, transmeton Express.

Rregullat e reja, të shpallura të hënën, do të zbatohen për çantat e arkave, veglat, produktet e shërbimit ushqimor me plastikë që është e vështirë për t’u ricikluar, mbajtëset e unazave, shkopinjtë dhe kashtët me disa përjashtime, ka njoftuar Qeveria në një njoftim.

Kjo në kuadër të politikave për mbrojtjen e ambientit.