Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka dëshmuar dëshmitari i 59-të, Nuredin Abazi i cili mban kodin W03865, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Sipas Prokurorisë dëshmitari në një moment ka përshëndetur të akuzuarit.







