“Më thotë që është single”/ 27-vjeçarja flet për dëshirat seksuale, zbulon marrëdhënien me një…

Njohjet online janë bërë shumë të zakonshme vitet e fundit. Një 27-vjeçare tregon për “Dear Deidre” të “The Sun” se djali që ka njohur me anë të aplikacioneve për takime online, e tërheq shumë.

Por ka një problem: ai ende jeton me ish-partneren e tij, për të cilën thotë se do të largohet së shpejti nga shtëpia sapo të jenë divorcuar. Për më tepër, ai është edhe baba i një fëmije. Ja rrëfimi i plotë i saj:

“Djali me të cilin po flas në internet është i fiksuar pas seksit dhe megjithëse do të më pëlqente të shkoja në shtrat me të, shoqet e mia më paralajmërojnë se e gjithë kjo do të përfundojë keq.

Ai thotë se ende jeton me ish-in e tij, por ajo ka një të dashur të ri dhe ata janë në proces ndarjeje. Unë e kam ndjekur atë në media sociale edhe pse gjithçka me të dashurën e tij duket mirë. Ai poston fotografi me krahët e tij të mbështjellë me dashuri rreth saj dhe ata kanë një fëmijë së bashku.

Ai është 30 vjeç dhe unë jam 27 vjeç dhe beqare. Ne flasim shumë në telefon, por vetëm kur ‘ish-partnerja’ e tij nuk është pranë. Ai dëshiron që unë të flas pis me të dhe më kërkon shumë që të takohemi.

Unë i kam dërguar disa fotografi seksi dhe ai më ka dërguar mua. Nuk di si të veproj, pasi tërhiqem shumë prej tij, por mendja më thotë të përmbahem”.

“Dear Deidre” thotë:

“Nëse jeni të shqetësuar se ai nuk është personi që pretendon dhe mendoni se po ju gënjen, do të ishte më mirë të mendoheshit dy herë para se të flini me këtë djalë.

Njihuni me të për të mësuar më shumë rreth tij, por mos u dorëzoni para bukurisë që ka nëse nuk jeni të sigurt se ai është beqar. Ju nuk do të donit të akuzoheshit si shkaku i prishjes së marrëdhënies së dikujt.”