Bashkëqeverisja e Kurtit, Liburn Aliut, Xhelal Sveçlës, Albulena Haxhiut me “babën e tenderëve”

Sot janë bërë një jave që kur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës i parashtroi disa pyetje kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haradinaj e pyeti publikisht Kurtin dhe ministrant e tij për Nexhat Krasniqin, aktualisht udhëheqës i Divizionit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, person i dënuar për korrupsion, i shkarkuar nga kjo pozitë nga ish ministri Arban Abrashi dhe i rikthyer në punë sërish.

Haradinaj ua ka kujtuar kritikat kur atij ia bënin sa ishte kryeministër, Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu.

Mirëpo, as në atë seancë dhe as një javë më pas, as Kurti dhe as ministrat e tij lërë që nuk janë marrë me Nexhat Krasniqin i njohur edhe si “baba i tenderëve”, por nuk e kanë thënë as të vetmen fjalë në publik.

Në kohë kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj dhe në opozitë ishte Vetëvendosje,dy ministrat aktual të Qeverisë Kurti, atëherë në cilësinë e deputetëve, Sveçla dhe Haxhiu e kishin quajtur kriminel dhe “babë të tenderëve” Nexhat Krasniqin dhe kishin kërkuar shkarkuar e tij.

“Sot keni ndryshuar ju apo Nexhat Krasniqi është bërë i mirë. Po ashtu këtu e kam një fotografi të zëvendësministrit Hysen Durmishi duke drekuar me një kompani e cila me të ardhur në pushtet këta ia kanë dhënë tenderin e parë”, ka thënë Haradinaj javën e kaluar në Kuvend.

Është i çuditshëm mosreagimi i Kurtit dhe ministrave të tij për rastin e Krasniqit, kur dihet se para ardhjes në pushtet Vetëvendosje ka folur në vazhdimësi për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ballkani.info ka raportuar në vazhdimësi për vendimet gjyqësore dhe dënimin e Krasniqit. Po ashtu janë publikuar edhe përgjigjet e Gjykatës Supreme, ku prerazi thuhet se Nexhat Krasniqi, i dënuar për korrupsion, nuk mund të kthehet në vendin e punës ku ishte më parë.

Për të gjitha këto që kanë të bëjnë me rastin e Krasniqit tashmë janë të informuar të gjitha instancat shtetërore, mirëpo ai vazhdon të punojë i papenguar nga Qeveria Kurti. /Ballkani.info/

Më poshtë i gjeni pyetjet publike të Albulena Haxhiut dhe Xhelal Sveçlës për Nexhat Krasniqin: