Vrau dje djalin e axhës në Pejë, policia vihet në ndjekje të të dyshuarit

Të shpeshta janë rastet kur Policia e Kosovës vihet në kërkim të personave të dyshimtë, për vepra të ndryshme penale e kriminale.

Kësisoj së fundi nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës është kërkuar ndihmë për bashkëpunim në gjetjen e personit të akuzuar për vrasjen e djeshme që ndodhi në fshatin Novosellë të Pejës.

Faton Brahimi, 47 vjeç akuzohet për veprën penale: Vrasje.

I njëjti është përshkruar në detaje nga policia, ndërsa të gjitha ata që kanë informacione për të njëjtin mund të informojnë menjëherë në numrat kontaktues të dhënë nga policia.

Duhet përkujtuar që vrasja e djeshme ndodhi në mes anëtarëve të familjes, ku dyshohet se Bislimi privoi nga jeta djalin e axhës së tij përmes të shtënave me armë.

Vrasja madje thuhet se ndodhi në sy të bashkëshortes dhe fëmijës së viktimës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitroloz, një pistoletë, pajisje për pastrim të armës, 890 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pesë predha poashtu kalibra të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.