Kryeministri

Hyn në fuqi programi me MCC-në, Kurti: Kosova po bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova po bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë.

“Programi Kompakt, që është investimi më i madh në energji në dekadat e fundit, hyri në fuqi nga sot. 236.7 milionë dollarë është vlera e investimit. 202 milionë prej tyre grant nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurse 34.7 milionë bashkëfinancim nga Qeveria e Republikës së Kosovë. Mirënjohës Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Qeverisë amerikane, popullit amerikan në njërën anë dhe ministrisë së Ekonomisë në anën tjetër, për besimin, angazhimin dhe punën e jashtëzakonshme deri më sot dhe sot e tutje, për një të ardhme energjetike të sigurt e të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti.

LEXONI EDHE: