LAJMI I FUNDIT

Opozita sërish protesta për largimin e Erion Veliajt, gjuhen edhe molotovë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë kanë zhvilluar të martën tjetër protestë përpara Bashkisë së Tiranës.

Është hera e pestë që po ka protesta në kryeqytetin e Shqipërisë pas arrestimit të ish-drejtorëve të Bashkisë me urdhër të SPAK-ut.

Edhe sot, në drejtim të ndërtesës së Bashkisë, protestuesit kanë hedhur molotovë, fishekzjarrë dhe tymuese.

Në protestë marrin pjesë qytetarë dhe përfaqësues të opozitës, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.