Trajneri i Unitedit

Sneijder : Ten Hag humbi respektin kur largoi CR7

Mungesa e rezultateve pozitive në këtë sezon e ka bërë trajnerin Erik ten Hag ndër më të kritikuarit te Manchester United.

Trajneri holandez është në “ciklonin” e kritikave dhe i fundit që e bën këtë është ish-lojtari i Inter, Wesley Sneijder. Holandezi, theksoi se patrioti i tij e humbi respektin në momentin që nisi luftën kundër Cristiano Ronaldos ndërsa nuk la pa kritikuar edhe Antony.

 “Ten Hag e humbi respektin në momentin që nisi luftën kundër CR7, mendoja që do të bënte mirë në Manchester, por po rezulton krejtësisht e kundërta.

Festa e Antony ndaj Coventry? Duhet t’i vijë turp për atë që ka bërë. Në vend të asaj feste, duhej të kishte dalë nga fusha. Tani shpresoj që në finalen e FA Cup kundër Manchester City, United të humbasë 5-0”, u shpreh Sneijder. /Ballkani.info