Analistët e gozhdojnë deputetën e AAK-së që mori pjesë në votimin e presidentit

Analistët, Dardan Gashi e Astrit Gashi kanë gozhduar deputetën e AAK-së, Albena Reshitaj për pjesëmarrjen në votimin e Osmanit dhe Bejtës për presidentin e vendit.

Ajo deklaroi që ka marrë pjesë në këtë seancën me pretekstin se nuk ka dashur Listën serbe të jetë vendimtare në këtë çështje, përcjellë Ballkani.info.

Këtë deklaratë e kanë komentuar zëshëm dyshja e analistëve, duke thënë se këto janë kopalla e dokrra.

Por Ballkani.info ka mësuar se pjesëmarrja e saj në Kuvend sot lidhet me një “pazar” të orëve të fundit, që e çon atë kandidate të VV-së e listës “Guxo” për kryetare të Suharekës.