“Pazari” i orëve të fundit: Albena Reshitaj kandidate e VV-së dhe Listës Vjosa për kryetare të Suharekës?

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj befasisht është parë sonte në Kuvendin e Kosovës ku po votohet për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Ajo me këtë gjest e ka shpërfillur vendimin e AAK-së që mos të pjesë në këtë seancë, duke ua kthyer kështu shpinën edhe mijëra votuesve të AAK-së, shkruan Ballkani.info.

Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se pjesë e pazarit të Albena Reshitajt me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për të votuar këtë të fundit për presidente, është që Reshitaj të jetë kandidate për kryetare të Suharekës nga VV-ja dhe Lista Guxo.

Një kalim i papritur i Reshitajt në kampin e Kurtit dhe Osmanit është në kundërshtim me vendimin e AAK-së që kjo parti të mos merr pjesë në zgjedhjen e presidentit.

Haradinaj, si kryetar i AAK-së, ka thënë se vendimi i Reshitajt për të marrë pjesë në seancë sonte, është i papritur dhe jashtë asaj çfarë kanë diskutuar në parti.

Por, as vota e Reshitajt nuk po bën punë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Votimi për Osmanin ka dështuar dy herë, pasi që nuk kishte kourum prej 80 votash.

Seanca aktualisht është në pauzë. /Ballkani.info/