Miliona euro, top 10 gratë e futbollistëve që fitojnë më shumë

Sa fiton Georgina Rodriguez, e dashura e Cristiano Ronaldos? Po bashkëshortet dhe partnered e futbollistëve të tjerë të famshëm?

Këtij interesi i kthen përgjigje tabloidi britanik “The Sun”, i cili zbulon shifrat.

Deri më sot, “wags”-i më me shumë fitime mbetet Victoria Beckham, gruaja e David Beckham që prej vitit 1999. Vitet kalojnë, por vajza e Spice Girls mbetet më e admiruara.

Pas largimit nga Spice Girls dhe muzika, Victoria është vendosur në botën e modës: pasuritë e saj të vlerësuara arrijnë në 415,909,349 €, raporton Ora News.

Medalje argjendi për Shakiran. Para se të jetë partnerja e Gerard Piqué ajo është një këngëtare e dashur në të gjithë botë dhe artistja më e dëgjuar latine.

44-vjeçarja ka shitur 80 milionë albume dhe mund të mburret me një kapital prej mbi 250 milionë eurosh.

Në vendin e tretë është Coleen Rooney, gruaja e Wayne Rooney. Autore e librave për fëmijë dhe shkrimtare e seksioneve të ndryshme për revista, pasuritë e saj arrijnë në rreth 16,174,252 €.

Vetëm vendi i katërt për partneren e Cristiano Ronaldos, raporton Ora News.

Top 10 gratë e futbollistëve që fitojnë më shumë:

1. Victoria Beckham, bashkëshortja e David Beckham: 415.909.349 euro

2. Shakira, partnerja e Gerard Piqué: 254.166.824 euro

3. Coleen Ronney, bashkëshortja e Wayne Rooney: 16.174.252 euro

4. Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldo: 8.087.126 euro

5. Perrie Edwards, e fejuara e Alex Oxlade-Chamberlain: 6.931.822 euro

6. Christine Lampard, bashkëshortja e Frank Lampard: 5.776.518 euro

7. Oriana Sabatini, e fejuara e Paulo Dybala: 4.621.214 euro

8. Wanda Nara, bashkëshortja e Mauro Icardi: 3.465.911 euro

9. Abbey Clancy, bashkëshortja e Peter Crouch: 2.888.259 euro

10. Helena Fianagan, bashkëshortja e Scott Sinclair: 2.310.607 euro