Rusia vazhdon shtypjen e mediave, urdhëron ‘Twitter-in’ që ta mbyll llogarinë e një gazete të pavarur

Rusia i ka kërkuar Twitter-it që ta fshijë llogarinë e internetit të agjencisë së pavarur të lajmeve “MBKh Media” për gjoja botimin e materialeve të një organizate “të padëshirueshme”, raportuan mediat ruse të mërkurën.

Kërkesa vjen një ditë pasi rregullatori shtetëror i komunikimit i Rusisë “Roskomnadzor” kërcënoi të bllokojë vetë “Twitter”-in për dështimin në fshirjen e cicërimeve që përmbajnë pornografi fëmijësh, vetëvrasje dhe përdorim droge. “MBKh”, në një deklaratë tha se “Twitter” i njoftoi për kërkesën e “Roskomnadzor”, e nxitur nga postimet në “Twitter” që përmbajnë materiale nga lëvizja pro-demokracisë “Rusia e Hapur”.

Kryeredaktorja e “MBKh”, Veronika Kutsyllo, mohoi botimin e materialeve të “Open Russia” dhe tha se faqja në internet nuk kishte marrë ndonjë njoftim zyrtar nga “Roskomnadzor” për kërkesën, vetëm një njoftim në “Twitter”.

“Ata shumë kohë më parë zgjodhën një taktikë të re për të bërë presion në rrjetet sociale ose siguruesit e internetit, pa paralajmëruar ‘viktimat’ e tyre të mundshme”, tha Kutsyllo. “Roskomnadzor”, përmes një njoftimi tha të martën se ka “kapacitetet teknike” për të bllokuar plotësisht Twitter dhe paralajmëroi gjigandët e tjerë të IT me pasoja të ngjashme nëse ata nuk respektojnë ligjin rus.

Kremlini të Mërkurën mbrojti veprimet e “Roskomnadzor” ndaj “Twitter”-it si një përpjekje për të detyruar platformën shoqërore të ndiqte ligjin rus. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, këtë vit i dha “Roskomnadzor” fuqinë për të bllokuar platformat e mediave sociale nëse ato zbulohen se “diskriminojnë” mediat ruse.

Më parë, Rusia bllokoi hyrjen në “LinkedIn” për mos ruajtjen e të dhënave të përdoruesve në serverat rusë dhe bëri një përpjekje të pasuksesshme dy-vjeçare për të bllokuar aplikacionin popullor të mesazheve “Telegram”.

Presidenti i Rusisw, Putin, po ashtu ka shty përpara një ligj ku i kategorizon si agjent të huaj OJQ-tw apo mediat që nuk iu përmbahen rregullave strikte të Kremlinit. Kujtojmë se në rusi shumë pak media funksionojnë të pavarura, shkaku i kontrollit të rreptë që ua bën presidenti Putin. Për këto veprime Rusia ka marr shumë kritika nga shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve.