Klinë

Një i arrestuar në Klinë për “marrëdhënie seksuale brenda familjes”

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për “marrëdhënie seksuale brenda familjes” në Klinë e e ka arrestuar një të dyshuar.

Ai dyshohet se e ka kryer veprën më 22 prill ndaj një gruaje të komunitetit ashkali.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, e viktima në strehimore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull ashkali, pasi dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër ashkali, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në njoftimin e plotë policor.