2021 vit i mbarë për restorantet, virusi ‘vlon’ ndejat organizohen për 8 Mars

Kosova është vendi i vetëm në Ballkan i cili nuk ka siguruar vaksinën kundër virusit Covid-19 dhe masat për t’u mbrojtur nga ky virus janë lehtësuar, shkruan Ballkani.info.

Para disa javëve kemi pasur mundësi të shohim tubimet e partive të ndryshme politike si pjesë e fushatës për zgjedhje, tubime këto në të cilat nuk respektohej as distanca, as mbajtja e maskës apo edhe masat tjera të paraparë për mbrojtje ndaj koronavirusit.

Kjo situatë ka sjellë “revoltën” e këngëtarëve, të cilët tashmë kanë filluar edhe të bëjnë thirrje për ndeja muzikore.

Një gjë të tillë e kishte bërë këngëtarja Filloreta Raçi (Fify), Labinot Tahiri e plotë të tjetër.

Tani kanë filluar thirrjet edhe për nder të ditës së Gruas, 8 Marsin.

Në një fotografi të ardhur në adresën e portalit Ballkani.info., shihet që këngëtarja Mimoza Kryeziu bënë thirrje që të festohet Dita e Gruas.

Mimoza i fton zonjat dhe zonjushat të marrin pjesë në restorant “Apollo” me lokacion në Xërxë të Rahovecit, në të cilën ajo do të performojë.

Restoranti i lartpërmendur përmes një njoftimi, thotë se rezervimet për 8 Mars janë të obliguar dhe hyrja është 10 euro.

Kujtojmë se rastet aktive me koronavirus janë 7.782, numri total i rasteve pozitive sipas IKSHPK-së, është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes./Ballkani.info.

(Thirrja e restorantit për organizimin e 8 Marsit)