Nuk arriti ta mposhtë kancerin, vdes i riu nga Drenasi
Studenti i nivelit master në Fakultetin Ekonomik, Astrit Heta ndërroi jetë mbrëmë pas një sëmundje të rëndë.
I ndjeri nga Drenasi nuk arriti ta mposhtë sëmundjen e kancerit.
Shoku i tij, Remzi Gashani përmes një shkrimi në Facebook bëri të ditur lajmin.
“Nuk e di se nga te filloj të shkruaj për shokun e mikun tim më të mirë, nuk gjej fjalë dot. Astrit te kam dashur e me ke dashur aq shume, të kam pasur si vëlla
Lajmi për vdekjen tuaj, ishte lajm tepër i rënd për familjen, shokët, miqtë e të gjithë ata që të njohën.
Lusim Allahun te shpërblej me xhenet.
Do te kujtojmë gjithmonë me krenari e respekt”, ka shkruar ai.