Shkolla

Dy persona tentuan ta djegin me benzinë një shkolle në Prishtinë

Të premten në Prishtinë, dy persona të maskuar kanë tentuar të hedhin lëndë djegëse në një shkollë të Prishtinës, për t’ia vënë zjarrin.

Të dyshuarit të maskuar kanë thyer dritaren e objektit të shkollës.

Pasi janë hetuar nga personeli i shkollës, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Raportohet  se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur  lëndë djegëse-benzinë  dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, shkruhet në raportin e Policisë.