Kina ndryshon ligjin, qentë nuk janë më ‘kafshë ferme’ dhe nuk mund të tregtohen për mishin e tyre
Kina ka përjashtuar qentë nga klasifikimi si ‘kafshë ferme’ në një verdikt, i cili duket si një vendim që mund të ndalojë ngrënien e mishit të tij në vend.
Ministria kineze e agrikulturës dhe punëve rurale tha se i njeh qentë si ‘kafshë shoqërimi’ dhe ‘të papërshtatshme’ për tu menaxhuar si ushqim, në një document të publikuar dje.
Vetëm kafshët e listuara nën këtë listë mund të çiftohen, rriten dhe tregtohen për qëllime komerciale në Kinë sipas legjislacionit vendas.
Kjo do të thotë se propozimi ka fuqinë të ndalojë vrasjen e 10 milionë qenëve për mishin e tyre çdo vit në vend.