Digjet një person brenda veturës në Skenderaj
Një veturë është djegur në Skenderaj, konkretisht në fshatin Prekaz i Epërm.
Brenda veturës së djegur nga dyshimet e para është edhe një viktimë.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Bëhet fjalë për një veturë që raportohet si e djegur, Policia dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Brenda veturës së djegur është edhe një viktimë”, tha Zahiti.
Zahiti deklaroi se ende nuk dihet gjinia e as kush është viktima pasi është e djegur.
Policia është në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin.