Bie profiti i bankave në Kosovë

Profiti neto i bankave në Kosovë ka rënë në 55.8 milion euro në tetë muajt e parë të vitit 2018, thuhet në raportin e Bankës Botërore në Kosovë.

Përderisa përqindja e depozitave është ngritur për 6.4% në vit edhe shuma e aseteve është ngritur në 4.03 miliard nga 3.82 miliard që ishte në muajin gusht të vitit të kaluar, transmeton ballkani.info.

Të gjitha statistikat e nxjerrura vijnë si rezultat i analizës financiare të dhjetë bankave në Kosovë. Bankat më të mëdhaja për nga asetet qëndrojnë Raiffeisen Bank dhe ProCredit Bank.