Mjegulla sjell sërish telashe në Aeroportin “Adem Jashari”, anulohen dy fluturime
Problemet me mjegull po vazhdojnë edhe sot në Aeroportin “Adem Jashari”.
Dje Ballkani.info raportoi për anulimin e fluturimit të “Turkish Airlines” nga Stambolli pikërisht për shkak të mjegullës.
Sipas burimeve të Ballkani.info sot janë anuluar dy fluturimet e mbrëmjes, të dyja këto nga Stambolli.
Bëhet fjalë për fluturimin e “Pegasus Airlines” dhe përsëri sonte “Turkish Airlines”.
Burimet bëjnë të ditur se fluturimi i “Pegasus Airlines” pritet të realizohet nesër me një fluturim shtesë dhe kështu të zëvendësohet fluturimi i sotëm. /Ballkani.info/