Plisat: Qytetarët e Shqipërisë që vijnë në Kosovë, të drejtohen në qendrën e strehimit në Prizren

“Plisat” përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se është përmbushur nevoja për ushqime në sallën 1 Tetori.

Ata kanë bërë thirrje që sipas instruksioneve zyrtare, të gjithë njerëzit që vijnë për strehim në Kosovë, nga Shqipëria, të drejtohen për në qendrën e strehimit ne Prizren.

“Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të strehojnë familje nga Shqipëria, të drejtohen në Prizren, ku behet identifikimi, evidentimi dhe sistemimi i tyre, nga ana e FSK-së, policisë dhe shtetit te Kosovës”, thuhet në njoftim.

Plisat thonë se janë duke e administruar ushqimin dhe ndihmat e mbledhura deri në këto momente.